Shoqërohet në polici ish deputeti i PD Luçiano Boçi, dalin pamjet

666

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u shoqërua në polici, pasi me një grup mbështetësish të Partisë Demokratike tentoi t’i bllokonte rrugën kryeministrit Rama dhe eskortës s tij.

Rama ishte nisur në një takim në fshatin Linas të Cërrikut. Pamjet që po ndiqni i referohen momentit ku ish-deputeti tërhiqet nga policia për t’u shoqëruar në Komisariat.
Luciano Boçi pretendon se u kërcënua me jetë nga ish-drejtori i policisë së Fierit, aktualisht zv/drejtor në Elbasan Albert Nushi, ndërsa e konsideroi brutale sjelljen e policisë.