Artisti zviceran çel ekspozitë në Tiranë. Skulptori: Kaosi në Shqipëri më bën më të lirë.

483

Figurina akademike në bronz, skulptura abstrakte eksperimentale, kompozime grafike dhe një grup vizatimesh eksperimentale që ndajnë bashkë të njëjtën hapësirë përbëjnë panoramën e ekspozitës “Labor” të artistit Thomas Hunziker, e çelur këto ditë në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura. Në tre sallat e galerisë ekspozohet gjithë procesi i punës, që artisti bën në studion e tij, derisa hedh dritën në eksplorimin e dialogut mes skulpturës dhe grafikës. Vet artisti zviceran, i cili prej tre vitesh jeton edhe punon në Shqipëri shpjegon procesin e punës
Thomas Hunzike, skulptor: “Instalacioni quhet “bronz imazheri”. Kjo është gjithmonë rruga që bëj unë, arte figurative tradicionale, edhe arte konceptuale edhe bashkëkohore. Unë punoj në këtë mënyrë edhe dëshiroj që të montoj një gjë vibrante. Formimi im është bërë në fushën klasike, por ambienti ku lëviz apo shikoj, veçanërisht që ka shumë artistë bashkëkohorë, jam midis dy botëve, por për mua nuk ka asnjë problem. Nuk ka konkurrencë. Për mua është e rëndësishme, që më art të këtë edhe tolerancë. Mendoj se është një kohë e mirë për artistët, se kemi mundësi që të bëjmë gjithçka, jo gjithçka është art. Por kjo është e mundur.

Jetoj prej tre vitesh këtu me familjen. Si artist më pëlqen shumë gjallëria që është, nuk është shumë e kuruar si në Zvicër, por që më bën më të lirë për shkak të kaosit. Ka ndryshuar shumë Tirana, nga para tre viteve deri më tani”.
Artisti bën vetëm organizimin edhe përgatitjen, ndërsa rastësia bën që të krijohen forma të papritura. Kuratori i ekspozitës, Genti Gjikola shpjegon, se
Genti Gjikola, kurator i ekspozitës: “Labor është shkurt për laborator, që do të thotë një fazë kërkimore. Shumë intensive nga ana e autorit për të dalë me një produkt, që është edhe brenda pritshmërisë për një publik që kërkon veprën e artit, por edhe brenda pritshmërisë së një artisti se ku do të shkojë me procesin e tij artistik. Gjithë përpjekja e kësaj ekspozite është që të rrinë bashkë dy gjuhë, që janë me hendeqe të mëdha, shekullore, si në praktik ashtu edhe në koneceptualizim. Arti bashkëkohor sot shprehet nëpërmjet shumë gjuhësh, me gjithë përpjekjen e artistët për të treguar nëse akademizmi është i mundur që të bashkëjetoj me postmodernizmin, artin konceptual, të gjitha format të jenë të pranishme për t’u parë, për t’u pranuar edhe gjykuar nga një publik, që në fund të fundit është gjykatësi më i mirë i kësaj pjese, që fut dorën në xhep edhe blen veprën”.
Po a mund të flasim ne për një treg arti në Shqipëri për këto vepra që artisti krijon
Genti Gjikola, kurator i ekspozitës: “Tregu i artit është një treg shumë specifik, që i përket një shtrese elitare, duhet pranuar kjo pjesë. Njerëzit që vijnë në ekspozita, ata që kanë lidhje të drejtpërdrejtë edhe që duan që të shpenzojnë për një vepër arti janë ata që shumë gjëra bazike i kanë të sistemuara. Tregu i artit në Shqipëri është bazik, shumë i thjeshtë, edhe këtu nuk mund që të kemi një treg të mirëfilltë arti, por artisti është përpjekur që veprat e tij t’i ketë në shitje, edhe tre katër janë shitur për miq të tij apo arkitektë zviceranë. Të huaj që lidhjen me artin e kanë shumë afektive edhe emocionale. Mendoj se do t’i bënte mirë dhe Shqipërisë që të kishte një treg arti më të stabilizuar, që edhe artistët shqiptar të vlerësoheshin për vlerat që sjellin. Ka periudha edhe epoka, të cilat mund të flasin edhe blihen për ato vlera që kanë, siç është realizmi socialist. Por nëpërmjet artistëve bashkëkohorë mund të gjej gjithsecili prej njerëzve që është sot një mënyrë shprehje artistike që i pëlqen. Një vepër arti është një emocion i paimagjinueshëm”.
Ekspozita “Labor” vazhdon që të jetë e hapur për publikun në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura.