Ortek bore në Brezovicë, humb jetën një person

500

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur këtë të shtunë në Kosovë pas rënies së një orteku dëborë në Brezovicë.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, i cili ka theksuar se nga sasia e madhe e dëborës ka humbur jetën shtetasi me iniciale A.D.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur menditën e kësaj të shtune, dhe dyshohet se dy personat kishin shkuar në Brezovicë për sporte ekstreme, ç’ka ka shkaktuar edhe tragjedinë e rëndë.

Ndërkohë autoritetet kosovare kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.