Shënohen 154 raste të reja sot me koronavirus, vdesin 5 qytetarë

57

Pesë qytetarë të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë zbuluar 154 raste të reja, nga 870 testime të kryera.

E kanë humbur jetën në dy spitalet COVID një 56-vjeçar nga Durrësi, një 73-vjeçar nga Tirana, një 73-vjeçar dhe një 81-vjeçar nga Korça, një 75-vjeçar nga Lezha, me sëmundje bashkëshoqëruese.

117 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4530 që nga fillimi i epidemisë.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 94 raste në Tiranë e cila aktualisht cilësohet nga vatrat më të nxehta të infeksionit, 11 raste në Durrës, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Elbasan Kamëz, nga 3 raste në Devoll, Lezhë, Bulqizë, nga 2 raste në Berat dhe Pogradec, nga 1 rast në Krujë, Fier, Kukës, Sarandë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Vorë, Cërrik.”

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 160 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. 

“Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 38 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.”

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1994

Durrës               510

Shkodër               304

Fier                        180

Lezhë                    176

Korçë                    191

Vlorë 142

Kukës 140

Elbasan             155

Berat 78

Gjirokastër         49

Dibër 51