‘Euro 2020’, Reja publikon listën e lojtarëve.

419

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka bërë publike mesditen e sotme listën e futbollistëve të grumbulluar për 2 ndeshjet e vlefshme për kualifikueset ‘Euro 2020’.

Kombëtarja shqiptare do të përballet në 8 dhe 11 qershor me Islandën dhe Moldavinë, ku përbërja e kombëtares nuk është shumë surprizë. Surpriza e vetme është grumbullimi i 19-vjeçarit Marash Kumbullës, futbollistit shqiptar që luan me Veronën, i cili është thirrur për herë të parë me kombëtaren.

Në sy bie rikthimi i Sokol Cikalleshit, pas 8-muajsh jashtë fushës së blertë për shkak të dëmtimit, si dhe i Lenjanit.

Largimi i trajnerit Christian Panucci ka risjellë në kombëtare Emir Lenjanin. Lojtari nga Prishtina mori vendimin drastik si protestë ndaj italinin për injorimin e vazhdueshëm, që sipas tij ka qenë aspak i merituar.

Në portë: Etrit Berisha, Alban Hoxha dhe Gentian Selmani

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Naser Aliji, Kastriot Dermaku, Ardian Ismajli
Mbrojtës: Arlind Ajeti, Marash Kumbulla, Ivan Balliu, Frederik Veseli
Mbrojtës: Enea Mihaj, Egzon Binaku dhe Mërgim Mavraj

Mesfushë: Amir Abrashi, Migjn basha, Ledjan Memushaj
Mesfushë: Ergys Kaçe, Emenuele Ndoji, Kristi Qose, Myrto Ozuni
Mesfushë: Taulant Xhaka, Ylber Ramadani, Ermir Lenjani
Në Sulm: Balaj, Cikallesh, Sadiku, Grezda dhe Roshi