As Berisha as Meta, Agron Gjekmarkaj bën deklaratën e papritur, zbulon politikanin që organizoi protestat për Klodian Rashën: Është goditur disa herë fortë nga Edi Rama…

276

Analisti Agron Gjekmarkaj komentoi protestat e dhunshme të zhvilluara në Shqipëri pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

Sipas tij duke parë disa karakteristika të kësaj revoltës, mund të ngremë disa ngjashmëri me disa protesta që ka realizuar Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë.

“Në ditët e para të revoltës kuptova që qeveria kishte vështirë të gjente adresën dhe të identifikonte, e çoi adresën më pas tek opozita. Duke parë disa karakteristika të kësaj revoltës, mund të ngremë disa ngjashmëri me disa protesta që ka realizuar VV në Kosovë.

Po të bësh krahasimin, i bie ka dorë Vetëvendosja. Por të thuash që është vetëm VV, i hyn disi në hak kësaj proteste. I gjejmë një organizator nga pikëpamja strukturore, por i hyjmë në hak për nga motivi që ajo përcjell”, u shpreh Agron Gjekmarkaj për Zonë e Lirë.

“Albin Kurti ka arsye për ta bërë këtë se është goditur disa herë fortë nga Edi Rama në politikë. Por kjo do ishte shumë pak, nëse është kjo që adoleshentët reagojnë për arsye psikologjike, spontante, i bie që në shoqërinë shqiptare ka shpresë.

Do lënë një trashëgimi, një simbol, mendoj që organizatori i këtyre protestave në thelb është Rama, e them si metaforë. E them se në mënyrën si e ka menaxhuar jetën publike, qeverisjen, i ka detyruar të mbushin qendrën e Tiranës dhe të protestojnë. Vrasja e Klodian Rashës ishte shkëndija, që e bëri të justifikueshme edhe zemëratën e tyre”, shtoi ai.