Romania mund ta humbë me rezultat zyrtar ndeshjen me Kosovën

211

Media spanjolle Mundo Deportivo ka shpjeguar skenarin më të errët pas incidenteve në ndeshjen e humbur të Kosovës në Rumani, ku vendasit mund të marrin dënime të ndryshme, ndër to edhe humbja me rezultat zyrtar.

Rumania triumfoi 2-0 ndaj Kosovës, ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 e luajtur në “Arena Nationale” dhe e ndërprerë pasi një grup ultras i “Uniti sub tricolor” shkaktoi pezullimin e përkohshëm të lojës shkaku i një pankarte politike.

Gazeta e njohur spanjolle Mundo Deportivo ka shpjeguar skenarin më të errët pas incidenteve në ndeshjen Rumani – Kosovë, të vlefshme për Grupin I.

“Nëse jo këtë të mërkurë, atëherë në ditët në vijim UEFA do të hapë një hetim të jashtëzakonshëm në lidhje me incidentet që ndodhën mbrëmë në ndeshjen Rumani-Kosovë në Bukuresht”, ka shkruar Mundo Deportivo.

Ndeshja u ndërpre për gati një orë pasi lojtarët kosovarë u larguan nga fusha në minutën e 19-të, kur tifozët rumunë filluan të thërrisnin “Serbi, Serbi!” dhe u shfaq një pankartë “Kosova është Serbi”. Rumania është një nga vendet që nuk e njeh sovranitetin e Kosovës.

Do të duhet të presim përfundimet e seancës, por federata rumune e ekspozon veten ndaj sanksioneve të rënda. Neni 11 i Kodit Disiplinor të UEFA-s thotë se federatat kombëtare janë përgjegjëse për “ndërprerjen dhe braktisjen e fushës”.

Përveç kësaj, neni 14, në lidhje me aktet raciste, thotë qartë se “nëse një ose më shumë anëtarë të një federate fyen ose sulmojnë për arsye racore, fetare, etj.”, ata janë përgjegjës për mbylljen e pjesshme të stadiumit të tyre, përveç një gjobë.

Por, vetë shkrimi lë të hapur mundësinë e mbylljes totale të stadiumit për një ose më shumë ndeshje. Dhe madje edhe humbja e ndeshjes me rezultat zyrtar “3-0”.

Për më tepër, neni 16 i ligjit dhe rendit dhe sigurisë i UEFA-s e mban përgjegjës federatën pritëse për sjelljen e tifozëve të saj. Ndër të tjera, për përdorimin e “gjesteve, fjalëve apo çdo metode tjetër të transmetimit të një mesazhi provokues” dhe veçanërisht atyre me ton politik, ideologjik apo fetar”, shkruan gazeta spanjolle. /Telegrafi