Zjarr në Qafë Shtamë, dyshohet i qëllimshëm

492

Flakët e zjarrit kanë përfshirë Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës, në zonën njohur si Mali i Xithit.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se sipërfaqja e djegur është 3.2 hektarë pisha dhe dru të ndryshëm. Ndërkohë për shkak të terrenit malor dhe të vështirë ka qenë e pamundur dhe ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse.

Në vendngjarje ndodhet forcat e Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura të cilat po përpiqen të neutralizojnë flakët, por dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.