Moti sot, e martë 22 shtator 2020

52

Mbetemi në ndikimin e motit te kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, më të dukshme vranësira do të paraqiten në zonat veri-verilindore.

Kjo situatë e motit me kthjellime dhe vranësira kalimtare do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet shtim i vranësirave në vend.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje në mëngjes duke lënë të pandryshueshme vlerat e mesditës duke u luhatur nga 9°C deri në 31°C mesdita.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.