Historia e jashtëzakonshme e miliarderit që nuk ka më asnjë kacidhe dhe është i lumtur.

46

Charles Chuck Feeney, themeluesi i Duty Free Shoppers është zyrtarisht trokë ashtu siç vetë ka dëshiruar prej kohësh. Dikur llogaritë e tij bankare përfshinin shifra marramendëse por tashmë 89 vjeçari nuk gëzon asnjë kacidhe.

Mësohet se ish miliarderi i ka dhënë të gjitha paratë për bamirësi. Në një artikull ekskluziv prestigjiozja Forbes shkruan Miliarderi që dëshironte të vdiste i varfër është zyrtarisht pa para.

Përgjatë karrierës së tij Feeney ka dhuruar në mënyrë sekrete dhe larg bujës mediatike shuma të mëdha për bamirësi. Përherë ka qenë admirues i jetës së thjeshtë çka duket fare mire edhe nga apaartamenti i tij modest në San Francisco.

Gjatë katër dekadave të fundit Feeney ka dhuruar më shumë se 8 miliardë dollar për bamirësi universitete dhe fondacione në të gjithë botën. Së fundmi ekzaktësisht më 14 shtator 89 vjeçai i zbrazi totalisht llogaritë e tij dhe nuk mund te ishte më i lumtur.