Një në dy shtetas zviceranë paguajnë faturat e tyre me vonesë, ja kush shtet mban rekordin

455

Taksat, faturat mjekësore: sa i përket pagesës, Zvicra nuk duket të shkëlqejë në përpikërinë së saj, sipas një studimi të kohëve të fundit.

Një sondazh evropian i kryer nga kompania “Intrum” thotë se 54 për qind e të intervistuarve zviceranë pranuan të mos kishin paguar një ose më shumë faturat në kohë.
Por ajo që mban rekordin e vonesave të pagesat e faturave është Greqia, me 66%. 42 për qind e hungarezëve paguajnë me vonese, gjithashtu edhe italianët dhe rumunët nuk mbeten mbrapa, përkatësisht vonesa kanë pranuar 47 dhe 52 për qind të të intervistuarave në këto dy vende.
Pretendimet tatimore janë përmendur si problemi kryesor i pagesave të vonuara në Zvicër.