Zëdhënësja e BE-së thirrje Kosovës: Hiqeni taksat për Serbinë që të rinisë dialogu.

461

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje sërish qeverisë së Kosovës që të heqë taksën 100% ndaj mallrave serbe, në mënyrë që të vazhdojë dialogu me Serbinë.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Koçijançiç, ka thënë për “Zërin” se qëndrimi i BE-së sa i takon taksës mbetet po ai që ka qenë, kundër masës së vendosur ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake. Sipas saj, BE-ja pret që Serbia e Kosova të angazhohen në procesin e dialogut, në mënyrë që të shkohet drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis dy vendeve.
Ndërkohë procesi i bisedimeve me Serbinë po vazhdon të jetë i pezulluar, pasi Serbia tashmë ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në dialog deri në heqjen e tarifës. Por Qeveria e Kosovës, as pas presionit të ardhur nga ndërkombëtarët, nuk po është tërhequr nga vendimi i marrë më 21 nëntor 2018 për vendosjen e taksës në fjalë.