Po falte namazin, hoxha shqiptar i surprizon të gjithë me veshjen e tij (FOTO)

237

Për shkak të pandemisë së COVID-19 në Kosovë edhe këtë vit u hoq dorë nga ceremonia e manifestimit tradicional të festës së Fiter Bajramit.

Mirëpo cerëmonitë e ngushta nuk munguan. Besimtarët pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit këtë ditë feste e kanë nisur me faljen e Namazit.

Në Kosovë një hoxhë ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shikojmë deri më tani e ka bërë faljen e namazit me veshje popullore.

Sipas mediave vendase hoxha nga Drenasi e ka falur namazin i veshur tradicionalisht me veshjen ‘tirqi e plis’ e cila është një veshje popullore. Kjo gjë i ka habitur të gjithë besimtarët pasi nuk është diçka e cila ndodh shpesh.