Çfarë duhet të dini në lidhje me zgjedhjen e partnerit

458

Martesa është një ndër fazat më të vështira në jetën e secilit nga ne ku të gjithë shumë raste nuk janë të sigurtë në lidhje me zgjedhjen e partnerit.

Në shumë raste e kemi të pamundur që ta zbulojmë që në fillim nëse është partneri i gabuar për ne apo jo.

Megjithëse mund të keni tendenca t’i injoroni të metat e partnerit, ju duhet t’i analizoni mirë shenjat të cilat tregojnë se duhet të ndaheni nga ai. Personaliteti i mirë është i domosdoshëm dhe mënyra se si sillet dikush është dukshëm më e rëndësishme se si duket në pamje fizike.

Sidoqoftë, joshja fizike është esenciale për një lidhje të shëndetshme. Dikush që nuk ju pëlqen nga ana fizike, mundet edhe të jetë partneri i gabuar për ju. Asnjëri prej jush nuk jeni të gatshëm të arrini kompromise

Në lidhjet e shëndetshme, që të dy e dinë se kompromiset janë të domosdoshme.

Nuk mund të keni gjithçka çfarë dëshironi tërë kohën – por partneri nuk duhet të jetë ai që i merr të gjitha vendimet.

Nëse ju apo partneri nuk jenit ë gatshëm t’i respektoni nevojat dhe mendimet e njëri-tjetrit, atëherë kjo është një lidhje e gabuar.

Lidhja është e mbushur me drama

A ziheni shpesh me partnerin, xhelozoni, madje ndaheni dhe lidheni prapë?

Lidhjet që janë të mbushura me drama zakonisht nuk janë të suksesshme. Nuk komunikoni me njëri-tjetrin

Pa komunikim të duhur, ju nuk do të jeni të aftë t’i zgjidhni problemet, të ndërtoni lidhje të gjatë emocionale apo t’i diskutoni planet e së ardhmes.

Komunikimi është aftësi që mund të mësohet, ndërkaq komunikimi i dobët shpeshherë është shenjë paralajmëruese se lidhja nuk është e përcaktuar për të zgjatur.