-Ta kërkosh te keqen e serbeve ne Kosove, është njësoi si ai qe godet samarin kur nuk ka çfarë ti beje gomarit ! –
Ne Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Patok, komuna këto ne veri te Kosovës, dje dt.26 maj, pati trazira nga serbet e kesaj zone , te cilët nuk lejonin te hynin ne zyrat e komunave kryetaret shqiptare te zgjedhur me vote ! U detyrua ndërhyrja e policisë se Kosovës, qe ta dominonte situatën, ku nuk mungoi as gazi lotsjellës si dhe zhbllokimi i rrugëve duke ndërhyrë mjetet e policisë ndaj kamionëve qe kishin vene serbet ! Televizionet e ndihmuan opinionin publik ti ndiqte ngjarjet deri ne detaje ! Aq sa mund te flitet për dhune, ajo u provokua nga serbet te cilët nuk kursyen as breshëritë e armeve ne distance ! Diplomatet ne Prishtine janë ne te drejtën e tyre ti bëjnë deklaratat si ata vete i gjykojnë ndaj dhe po presim dëshmitë e dhunës se ushtruar nga Qeveria e Kosovës,qe këta e akuzojnë për ndërhyrje te dhunshme ! Po i presim, pasi me aq sa na ofruan televizionet, policia e Kosovës veproi e rezervuar dhe me kujdesshme se sa policia ne Paris! Mundet qe diplomatët te kenë pamje dhe informacione te tjera !
Deklarata e diplomateve ne Kosove ishte e forte dhe e para deri sot e kesaj natyre, ne historinë e derisotme 24 vjeçare te çlirimit saj, qershor 1999, qe e godet kaq ashpër Qeverinë e Kosovës ! Tani qe Kosova nuk ka fuqi as politike dhe as diplomatike qe te kundërshtojë deklaratat e diplomateve te shteteve vendimmarrëse, kur ajo ka rezerva ndaj tyre, kjo dihet ! Por kjo nuk do te thotë aspak qe, për rrethana dite e per nevoja dite, Qeveria e Kosovës te dënohet se u kërkon serbeve qe tu nënshtrohen ligjeve te Kuvendit te Kosovës, si qytetare te Kosovës qe janë ! Ne cilin vend te botes tolerohet një situate e tille si ne veri te Kosovës, prej 24 viteve, ku serbet nuk lejojnë Qeverinë te vendose autoritetin e saj edhe ne ketë pjese ?! Si ka mundësi qe ndërsa për çlirimin e Kosovës nga okupimi rreth njëshekullor serbe, u deshën dy vite lufte, ndërsa për te vendosur administrimin ne pjesën veriore te Kosovës kaluan 24 vite dhe është bere një vrime ne ujë ! Edhe sa vite i duhet te presin Kosovës, qe te administroje territorin e saj si çdo shtet tjetër i botes demokratike ! Shqiptaret e Kosovës nuk kane lindur qe te jetojnë si arsye e regjimeve te Serbisë, dhe as te bëhen eksperimente me shtetformimin e shtetadministrimin e tyre !
Shqiptaret e Kosovës dhe ne tërësi kombi shqiptar nuk e harrojnë kontributin e Perëndimit ne vitin 1999, për ta çliruar nga regjimi i pergjaksheshm dhe shfarosës i Sllobodan Millosheviçit ! Ne jete te jete, kjo nuk mund te harrohet nga shqiptaret ! Por ama kjo nuk do te thotë qe shqiptaret e Kosovës edhe pas 24 viteve nga ky çlirim, te vazhdojnë tu bëjnë amine serbeve ne veri dhe Beogradit qe nuk e duan Kosovën e pavarur, pon nen hyqmin e tyre ! A mundet te na thonë diplomatet dhe kushdo qe tjetër qe gjykon se përgjegjësia për ketë gjendje është e Qeverise se Kosovës, qe cili është borxhi qe shqiptaret e Kosovës dhe Qeveria e tyre u kane serbeve ne veri ?
A mundet te na thonë diplomatet dhe kushdo qe tjetër qe gjykon se përgjegjësia për ketë gjendje është e Qeverise se Kosovës, se ne cilin shtet te botes pakicat kane me shume te drejta se sa serbet e Kosovës ! A mundet te na thonë diplomatet dhe kushdo qe tjetër qe gjykon se përgjegjësia për ketë gjendje është e Qeverise se Kosovës, se pse ata nuk ngrëne një komision verifikimi te pavarur te situatës ne terren atje ku jetojnë serbet, dhe ti tregojnë mbare botes se si shqiptaret “neperkembin” serbet ! Një gjë është e vërtetë si drita e diellit: E keqja e Serbeve nuk ka qene, nuk është dhe nuk do te jete Kosova ! Ta kërkosh te keqen e serbeve ne Kosove, është njësoi si ai qe godet samarin kur nuk ka çfarë ti beje gomarit !
Nga | Musa KURTULAJ