Edhe në luftërat më të egëra, gazetarët nuk janë prekur. Sepse ekziston një rregull universal që LAJMËSI NUK PREKET.

162


Por urrejtjen që kam parë sot nga serbët në Zveçan, se kisha ndeshur ndonjëherë. Kanë shpuar gomat e makinave të gazetarëve, kanë gjuajtur me gurë, përveç kur kanë kërcënuar drejtpërdrejt.


Sot gazetarët e mediave në Kosovë e Shqipëri janë penguar qëllimisht të mos e bëjnë punën e tyre, që është informimi i publikut.


Gazetarët s’mbajnë në xhepa as molotov, as gurë, asgjë, mbajnë në dorë një mikrofon dhe atë jo duke e fshehur. Kanë pas një kamër dhe operator për të filmuar atë që ndodh. Kjo për t’i shërbyer të vërtetës. Kjo është “arma” e tyre e vetme. Dhe ata që kanë frikë nga kjo “armë” kanë frikë nga e vërteta. Por sado që të mundohen, e vërteta do e gjej mënyrën për të shkuar në vendin e saj.

Vajzat e djemtë e Kosovës (gazetarë, operatorë dhe shoferë) por edhe ata të ardhur nga Shqipëria kanë bërë sot një punë heroike, vazhdojnë ta bëjnë, teksa ishin dhe janë përpara një turme të uritur, që nuk njeh ligj e moral, duke sulmuar ç’ti dalë përpara dhe këta vazhdojnë të raportojnë edhe pse presioni është shumë i madh.
Kjo është e vërteta!

Osamn STAFA / Gazetarë News 24