Shkeli urdhërin e mbrojtjes dhe dhunoi bashkëshorten, arrestohet 41 vjeçari

334

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, kanë arrestuar në flagrancë një 41 vjeçar.


Shtetasi I arrestuar është me inicialet A.R., banues në fshatin Hotolisht, Librazhd


Sipas policisë, 41 vjeçari është arrestuar pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke shkelur edhe Urdhërin e Mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata e Shkallës Parë Elbasan.


Ai akuzohet për veprat penale, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”.