Lajmi i fundit: Helmohen 40 punonjëse të një rrobaqepsie në Durrës

413

Rreth 40 punonjëse të një rrobaqepësie në qytetin e Durrësit kanë përfunduar në urgjencën e spitalit të qytetit me simptoma helmimi.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se punonjëset janë ndier keq, dhe kanë pasur marrje mendsh dhe këputje.
Aktualisht ato po marrin trajnimin mjekësor në spitalin e Durrësit. Sipas mjekëve po vëzhgohet gjendja e tyre dhe nëse kanë probleme të rënda do nisen me urgjencë drejt Tiranës.