Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, tenori virtuoz Gaqo Çako

883

Një tjetër artistë i madh i skenës se muzikës shqiptare është ndarë sot nga jeta. Lajmin e hidhur e ka dhënë Teatri i Operas dhe i Baletit, me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se  tenori virtuoz është ndarë nga jeta.

“Lamtumire simboli historik i operas dhe muzikes shqiptare, “Nderi i Kombit” – Gaqo Cako. Me hidherim te thelle bejme me dije se pak minuta me pare eshte ndare nga jeta ne moshen 83 vjecare tenori virtuoz, simboli historik i muzikes operistike shqiptare, “Nderi i Kombit” – Gaqo Cako. Mjeshtri i madh u shua ne shtepine e tij ne Tirane. Ngushellime familjes, miqve dhe kolegeve te Gaqo Cakos – “Nderit te Kombit”. Per homazhet dhe ceremonine mortore, TKOBAP do tju beje me dije ne vijim”, shkruhet në njoftim.

Por në një njoftim të dytë Teatri i Operas dhe Baletit bën me dije se homazhet për Çakon do të mbahen në Muzeun Historik Kombëtar.

Postimi i plotë

Lamtumire “Nderi i Kombit” – Gaqo Cako!

Homazhet ne nder te Gaqo Cakos – “Nderit te Kombit”, do te zhvillohen ne hollin kryesor te Muzeut Historik Kombetar prej ores 11:00 deri ne oren 12:00 te dites se neserme.

Ne oren 12:00 do te behet nisja e kortezhit mortor nga Muzeu Historik Kombetar drejt varrezave te Sharres per te percjelle ne banesen e fundit virtuozin e skenes operistike dhe muzikes shqiptare, “Mjeshtrin e Madh” – Gaqo Cako.

Gaqo Çako ka lindur më 24 janar 1935, është këngëtar shqiptar. Mban titullin Artist i Popullit.

Tenori legjendar, Gaqo Çako, Artist i Popullit, është i rreshtuar në emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare si Ramiz Kovaçi, Mentor Xhemali, etj. Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova. Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë.

Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, etj, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës e “Skënderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, etj, e bëjnë atë me një karrierë të shkëlqyer. Mjaft i njohur edhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias.

Zëri i tij është kthyer në objekt kënaqësie kudo që ai dëgjohet e shfaqet, në opera, në televizion, në radio, në salla të mëdha a të vogla koncertesh. Përfshirja e tij në të gjitha llojet e muzikës vokale ka si qëllim të vetëm t’i kënaqë dëgjuesit me pjesët që ai këndon. Edhe pse vlerën më të madhe ai e pati në interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios.