Këngëtari i njohur shqiptar Neki Emra është bërë baba për herë të parë. Përmes një postimi në rrjetin social vetë këngëtari ka dhënë lajmin e bukur. Neki dhe bashkëshortja e tij, Zana Zhaveli, mirëpritën ditën e sotme një vajzë dhe një djalë, që i kanë quajtur Hera dhe Aresi.
“Të dashur njerëz të mirë. Dua të ndaj momentin më të lumtur të jetës sime me ju. Sot, Zana dhe unë u bëmë prindër të dy fëmijëve për herë të parë. Hera dhe Aresi nga sot për mua dhe Zanën janë motivi i jetës për të cilët do të bëjmë të pamundurën t’ju ofrojmë një jetë të lumtur.
Falenderojmë zotin që na plotësoi këtë dëshirë, po ashtu familjet tona të dashura, miq dhe të gjithë ju që e keni zemrën e bardhë e na keni dëshiruar e uruar për të mirë”, ka shkruar këngëtari.