Astma, disa këshilla për ta përballuar.

382

Sipas OBSH-së, 235 milionë njerëz vuajnë nga astma në rang global.
Astma është sëmundja kronike më e përhapur te fëmijët.
Astma është e pranishme në të gjitha vendet e botës, pavarësisht nivelit të zhvillimit (80% e vdekjeve për shkak të astmës ndodh në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme).

Astma në shumë raste është e padiagnostikuar dhe e patrajtuar, duke krijuar një barrë domethënëse për individin dhe familjen, si dhe duke kufizuar aktivitetin individual në kontekste të ndryshme të jetës.

Hapa ndihmës për përballimin e astmës

Me ndihmën e mjekut duhet të përgatitet një plan personal i trajtimit. Pacienti duhet të njohë faktorët e rrezikut që lidhen me astmën.
Të merren ilaçet e përshkruara nga mjeku, të cilat mundësojnë lehtësimin e simptomave dhe mbajnë nën kontroll përkeqësimin e mëtejshëm.

Pacienti duhet të kuptojë kur simptomat përkeqësohen. Pacienti duhet të jetë i përgatitur për krizat astmatike dhe për hapat që duhet të ndërmarrë.