Ngjarje e rëndë, prifti digjet i gjallë brenda makinës së tij, mediat hedhin dyshimet e forta: Njëra derë është gjetur e hapur…

346

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku pastori i Kishës, Almir Korinthia është djegur i gjallë brenda makinës me të cilën po udhëtonte, në zonën e Athikias.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase bëhet me dije se makina e djegur është gjetur nga kalimtarët e rastit, të cilët më pas kanë lajmëruar menjëherë autoritetet.

Paraprakisht dyshohet se makina ka marrë flakë aksidentalisht, teksa pastori po kthehej nga pagëzimet. Ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe ësht përplasur me një pemë. Por i dyshimtë është fakti se njëra derë e makinës është gjetur e hapur dhe pastori s’ka mundur dot të dalë jashtë, çka ngre dyshime se makina mund të jetë djegur nga persona të tjerë.