Ardian Takaj e mbyll te Skënderbeu, por ka një premtim për Korçën

350

Share
Vendimi i CAS mbi pezullimin me 10 vite të Skënderbeut nga kompeticionet europiane dhe gjoba e majme prej një milionë eurosh e bëjnë të papërballueshme vijimin e bashkëpunimit midis Ardian Takajt dhe klubit korçar. Në një takim të bërë dje me tifozët në stadiumin e Skënderbeut, biznesmeni lajmëroi largimin e tij nga klubi.

Megjithatë, në fjalimin përmbyllës të këtij bashkëbisedimi me tifozët, Takaj premtoi se do të rikthejë Korçën në elitën e futbollit shqiptar, por me një ekip tjetër.

Skënderbeu është këtu. Do të jetë gjithmonë këtu. Edhe nëse krijohet një ekip tjetër që do përfaqësojë Korçën, ky stadium kjo histori do të qëndrojë e tillë e palëvizur derisa Skënderbeu të rikthehet sërish në elitën e futbollit dhe të diktojë sërish modelin e suksesit për shqiptaret.

Por, që për momentin nuk mund të pranojmë të jemi thjesht fasada e kampionatit, ndërsa me një ekip tjetër do të vijojmë të mbushim me lavdi këtë qytet dhe të ecim në gjurmët e Skënderbeut”, përfundoi Takaj.