Delegacioni i personaliteteve të larta nga Styria(Steiermark) Austri vizitë në Mirditë dhe Lezhë.

221

Infokulla -Mirditë pati nderin të presë pas përgatitjes së vizitës nga Presidentja e Shoqates “Shqipëri Austri” Marianne Graf, delegacionin e lartë të Landit Styria nga Austria.

Guvernatori Christopher Drexler, Kryetarja e Parlamentit Manuela Khom, Kryetarja e klubit të parlamentit shtetëror të Partisë Popullore të Styrias Barbara Riener, anëtarë të Parlamentit të Styria, anëtarë të Parlamentit Federal të Austrisë shoqëruar nga Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Christian Steiner u njohën në mënyrë të detajuar me atë ç’ka ofron Mirdita.

Nik Nikolli u prezantoi miqve austriak Mirditen e ekspozuar tek “Infokulla”, një investim i realizuar nga Marianne Graf, pikërisht si një portë hyrëse dhe informative për turistët që vizitojnë këtë zonë. Nikolli vuri theksin në kontributin e dhënë nga Marianne Graf për zhvillimin e turizmit por edhe në zhvillimin social të zonës.
Kryetari i Bashkisë Albert Mëlyshi falenderoi miqtë austriak të cilët nëpërmjet Marianne Graf kanë dhënë një kontribut të çmuar për realizimin e projekteve në shërbim të zhvillimit të turizmit dhe të komunitetit. Mëlyshi u shpre se do të ishte një ndet dhe privilegj për ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes bashkisë Mirditë dhe landeve të Austrisë.

Institucionalizimi dhe intensifikimi i marrëdhënieve ndërmjet Landit të Styria dhe Bashkisë Mirditë nëpërmjet Zonjës Marianne Graf, duhet të përshpejtohet, thanë përfaqësuesit e lartë austriak.

Delegacioni austriak më pas vizitoi qytetin e Rrubikut, qendren kulturore në këtë qytet ku u përshëndeten nga grupi i valltarëve.
Ndalesa e radhes ishte kisha e Shëlbuemit me vlera të veçanta religjioze dhe historike.

Pas shijimit të produkteve vendase tek “Eco Marubi”, një tjetër investim i realizuar nga Marianne Graf, delegacioni me 32 personalitete austriake udhëtoi drejt Lezhës duke vizituar memorialin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” si edhe kalanë e Lezhës, duke e përmbyllur viziten e tyre në Lagunen e Patokut.

Drejtuesit e lartë kanë realizuar takime zyrare në Tiranë edhe me Presidentin Bajram Begaj.

Pas vizitës 3 ditore në Shqipëri në publikimet në faqet e tyre zyrtare personalitetet austriake vlerësuan mikpritjen si edhe vunë theksin në bashkëpunimin afatgjatë midis dy shteteve.

Barbara Riener, Kryetare e klubit të parlamentit shtetëror të Partisë Popullore të Styrianit shkruan:
” Udhëtimi studimor i këtij viti i Klubit të Parlamentit Shtetëror të Partisë Popullore të Styrias u realizua në Shqipëri, ku arrita të fitoja përshtypje të mrekullueshme dhe interesante për këtë vend – me kryeqytetin Tiranën dhe trashëgiminë kulturore të UNESCO-s, Beratin. Më bënë përshtypje të veçantë zhvillimet e realizuara në rrethin e Mirditës, ku Konsulli Nderit Dr. Marianne Graf dhe ekipi i saj kanë arritur të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme. Me projektet e saj, të cilat financohen me donacione austriake, ajo ka hapur perspektiva të reja dhe ka rritur besimin për banorët vendas. Vizita jonë u mbyll me një takim me presidentin Bajram Begaj. Ishte një udhëtim mbresëlënës me takime interesante”.

Guvernatori i Styrisë Christopher Drexler është shprehur:

“Shkëmbim i përbashkët me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj.
Lufta kriminale e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe rritja e pasigurive globale na kanë bërë edhe më të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, mirëkuptimit ndërkombëtar dhe partneriteteve në kushte të barabarta. Shkëmbimi i përbashkët me Presidentin Shqiptar si pjesë e një udhëtimi studimor të Partisë Popullore të Styrisë ishte një hap i rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve midis Styrisë dhe Shqipërisë. Ne duam të sigurojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin e besueshëm në terma afatgjatë dhe, në veçanti, të sjellim rajonin fqinj në Ballkanin Perëndimor, i cili është kaq i rëndësishëm për Styria, më tej në Bashkimin Evropian dhe të sigurojmë perspektivën evropiane”.

Lindita Kokaj