SHBA: Jemi krah jush, reforma po ia kthen drejtësine njerëzve

353

Në 3 Vjetorin e Miratimit të Ndryshimeve Kushtetuese për Reformën në Drejtësi, e ngarkuara me Punë në krye të ambasadës Amerikane Moses-Ones,, është shprehur se SHBA është në krah të Shqipërisë në këtë rrugëtim.

Ndër të tjera ajo është shprehur se do të qëndrojmë krah Shqipërisë ndërsa Reforma në Drejtësi i jep një formë të re të së ardhmes së Shqipërisë.

Reforma në drejtësi e theu atë kapje të paligjshme të sistemit të drejtësisë dhe po ia kthen atë njerëzve…SHBA ka qëndruar krah Shqipërisë dhe i kanë nxitur këto ndryshime të mëdha. Ne qëndruam krah Shqipërisë kur reformat u miratuan njëzeri tre vjet më parë. ne kemi qëndruar krah Shqipërisë që kur filloi rivlerësimi dhe ndërsa ai ka pastruar sistemin e drejtësisë.

Ne kemi qëndruar krah Shqipërisë gjatë krijimit të Këshillave të gjyqësorit dhe të Prokurorisë. Ne jemi duke qëndruar krah Shqipërisë ndërsa po ngrihet SPAK-u. Jini të sigurtë, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë krah Shqipërisë ndërsa Reforma në Drejtësi i jep një formë të re të së ardhmes suaj.