Rita Ora, zëri i viktimave të dhunës seksuale në Kosovë

523

Këngëtarja Rita Ora, përveçse këngëtare, tashmë është e njohur edhe si bamirëse e madhe.

Artistja shqiptare me renome botërore, është shpallur ambasadore e vullnetit të mirë nga organizata më e madhe në botë, UNICEF.

Rita ka kontribuuar shumë edhe për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, duke mbështetur kauzën “Bëhu zëri im”, e cila është e udhëhequr nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës.

Nëna e këngëtares, psikiatria Vera Sahatçiu, është tejet krenare me të bijën, dhe ka vendosur që t’i dedikojë asaj një shkrim në rrjetin social Instagram.