Aksidentoi 2 gra, hajduti shqiptar i makinave vetëdorëzohet

495

Një 43-vjeçar shqiptar është vetëdorëzuar i penduar në polici, pas një aksidenti automobilistik gjatë të cilit ka përplasur për vdekje një grua 73 vjeçe dhe  ka plagosur rende vajzën e saj 45 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur të enjten në mbrëmje në zonën Lacchiarella në Milano, ndërsa 43-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, udhëtonte me një makinë të vjedhur.
Autori i ngjarjes është vetëdorëzuar në komisariatin e Assagos, disa ore pasi është larguar nga vendi i ngjarjes, duke menduar se i kishte vrarë të dyja gratë.
“Unë kisha frikë, ndaj u largova”, tha shqiptari, i cili rezultoi person me precedent penalë në vjedhjen e automjeteve.