Lante xhamat, bie nga dritarja një grua.

847

Një grua ndodhet në spital në gjendje të rëndë, si pasojë e rrëzimit nga një lartësi e konsiderueshme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë kësaj të enjteje në Durrës, teksa gruaja lante xhamat e dritares.

Në lagjen nr.13 të Durrësit, 59-vjeçarja Sh. L., duke pastruar në banesë, ka rënë nga dritarja.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për vlerësim.