“ The Indipendent” Si u bë Shqipëria e vogël Kolumbia e Europës

462

Gazeta e njohur britanike, The Independent ka publikuar një investigim të gjatë ku theksohet se Shqipëria është kthyer në Kolumbinë e Europës.

Gazetari Borzou Daragashi shkruan se gjithçka nisi kur qeveria vendosi të luftojë plantacionet e kanabisit në Lazarat. Kjo bëri që trafikantët të zgjerojnë fushën duke trafikuar jo vetëm kanabis, por edhe drogëra të forta si kokainë dhe heroinë.

‘Grupet e trafikantëve shqiptarë vlerësohen si të parët në botë për trafik kokaine, heroine dhe kanabis,’ shkruan gazetari.

Vetëm tregtia e kanabisit në një vit gjeneron 4 miliardë euro, sa gjysma e PBB të Shqipërisë, shkruan ai.

Një zyrtar i lartë i rojes bregdetare tha për gazetarët duke ruajtur anonimatin se vitet më të këqija ishin 2015-2016.

‘Ishte si në Kolumbi,’ thotë ai.

Shqipëria e varfër, shkruan gazetari, po njeh një bum ndërtimesh me paratë e drogës.

‘Shqipëria nuk është më një vend kultivimi, tashmë është kthyer në qendër të investimit, shpërndarjes dhe rekrutimit,” thotë një zyrtar i Bashkimit Europian.

https://www.independent.co.uk/news/world/europe/albania-drug-cannabis-trafficking-hub-europe-adriatic-sea-a8747036.html