Bie nga lartësia, plagoset rëndë një person

311

Një person është plagosur rëndë pasi ka rënë aksidentalisht nga 10 metër lartësi.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure tek Veliera në Durrës.

I plagosuri është transportuar për në spital dhe ndodhet në gjëndje kritike për jetën.

Ndeërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.