Kokaina në Durrës, sinjalizimi prej 20 janarit

477

Prej datës 20 janar të 2018, Prokuroria e Krimeve të Rënda ishte sinjalizuar nga partnerët e huaj, se një ngarkesë e madhe me kokainë, ishte nisur nga Kolumbia dhe do të vinte e fshehur ne kontenieret me banane.
Informacioni fillimisht ishte kontradiktor për policinë dhe prokurorinë. Në fokus të autoriteteve shqiptare nuk ishte kompania “Arbri Garden”SH.P.K., por një tjetër subjekt i madh që kishte porositur banane në Ekuador, me degë të tij në Malin e Zi dhe Serbi.
Gjatë kësaj periudhe gati 1-mujore, Hetimi Doganor dhe agjentët e Antidrogës, kontrolluan të gjithë kontenierët me banane, për ato subjektet private që i kishin porositur frutit ekzotik nga vendet e Amerikës Latine. Burime kofindeciale nga grupi hetimor i thanë, ABC News se dy kontenierët e këtij subjekti privat, dyshohen se kanë kuluar në vendin fqinj të Malit të Zi, 10 ditë më parë.
Policia e shtetit theksoi se kokaina ishte e ndar në 528 pako, dhe ishte kontraktuar nga administrator i firmës “Arbri Garden”, Arbër Çekaj. 38-vjeçari vijon ende të jetë në kërkim policor. Arbër Çekaj ka qenë nën vëzhgim të rreptë, pasi emri i tij ka dalë në skenë pas një konflikti të ndodhuar disa muaj me parë në Ekuador. Gjithçka u mbajt e fshehtë edhe pse grupit të narkotrafikut  ku, bënte pjesë edhe 38-vjeçari, iu sekuestrua një sasi tjetër e madhe kokaine. Në atë ku ndaj një shtetasi me origjinë shqiptare iu bë atentat në kryeqytetin e Ekuadorit.  abcnews.al