Ç’ndodhi? Spiropali nxehet papritur dhe i kthehet gazetarit: Do largohem nga studio nëse…

59

Ministrja Elisa Spiropali nuk e ka pritur mirë momentin kur gazetari në emision i ka përmendur përplasjen dhe deklaratat e ish-kryetarit të PS-së në Shkodër Edip Shiroka.

Gazetari Besart Jacaj ka kërkuar që në ekranin e studios të shfaqen deklaratat e Shirokës, por Spiropali është nxehur dhe e ka kundërshtuar, duke thënë se do të largohet nga studio.

Gazetari e ka pyetur më tej për telefonatën që Shiroka pretendoi se Spiropali i bëri të nesërmen e deklaratës së tij, duke e ofenduar. Por deputetja e PS-së iu kthye gazetarit: S’ke pse bën zëdhënësin e një njeriu kaq periferik.

Debati i fortë në studio:

Gazetari: Shohim deklaratat…

Spiropali: Jo nuk ka nevojë t’i shoh fare, jo jo fare, sepse është një banalitet i një njeriu

Gazetari:  Ideja është që e drejtoj unë.

Gazetari: Për respekt të teleshikuesve…

Spiropali: Jo nuk ka fare për respekt se ato janë shpifje dhe tregojnë mungesë respekti.

Gazetari: Mirë i heqim

Spiropali: Nuk mund t’i tregoni në këtë studio

Spiropali: Jo se është qesharake, nëse doni të më keni mua këtu mos e nxirr

Gazetari: E keni marrë zotin Shiroka në telefon

Spiropali: Zoti shirokata çojë në prokurori, nuk keni nevojë ju të bëheni zëdhënësi i një njeriu kaq periferik

Spiropali: E pate momentin tënd të lavdisë, nuk mund ta përsërisësh. Në mënyrën më të mirë të mundshme, çdo gazetar gëzohet në studio kur kap në një moment delikat një personazh. Përsëritja nuk mund të ndodhë.