Shqipëria në rrezik përmbytje nga dëbora

506

Instituti i Gjeoshkencave,  Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon qe pasditen e sotme dhe gjate ditës së nesërme në qarqet e veriut priten reshje intensive deri shumë intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjera do të kenë rreshje të dobëta deri mesatare. Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 500 m mbi nivelin e detit, ndërsa në Veri-Lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.
Nga llogaritjet hidrologjike të këtij instituti lumenjtë në të gjithë territorin që prej së premtes dhe në ditët në vazhdim do të kenë tendencë për t’u rritur. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme.
Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron për qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, ndërsa probleme mund të shfaqen edhe në zonat urbane. Rritje të shpejtë të prurjeve do të ketë edhe në Lumenjtë Mat dhe Ishëm. Baseni Drin dhe Buna.