Kush është 19 vjeçarja që u vra për dashurinë e prerë në mes

616

19-vjeçarja Xhuljeta Çuni mbeti sot viktimë e dorës së ish-të dashurit. Xhaferr Mata qëlloi me pistoletë ndaj saj, në trotuar para shtëpisë së vajzës, në zonën e Don Boskos, Tiranë.

31 vjeçari nga Kukësi më pas qëlloi edhe veten duke mbetur i plagosur rëndë. I riu pasi e ka ndaluar në rrugë dhe kanë debatuar ka qëlluar me pistoletë ndaj të resë dhe më pas ka qëlluar veten me pistoletë në kokë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 të ditës së sotme. Nga të dhënat e para, thuhet se dy të rinjte kane qene të lidhur por muaj e fundit e reja i kishte dhënë fund lidhjes, çka ka çuar 31 vjeçarin drejt aktit ekstrem.

Në foto: Vendi i ngjarjes, autori, dhe viktima