A i dinit më parë sekretet e Whatsapp?!

427

Përdoruesit e WhatsApp mund të përdorin shkrime të ndryshme në tekstet e tyre.

Rrjeti social ofron disa “mashtrime”, të cilat do i pëlqejnë personave me të cilët shkëmbeni mesazhe.

Shkrimin mund ta ndryshoni duke përdorur disa shenja pikësimi.
1- Vendosni tre thonjëza, para dhe pas tekstit, por pa përdorur hapësira e do të vini re ndryshim: “`Shkruani tekstin këtu“`
2- Për ta bërë shkrimin bold, mjafton të vendosni dy yje: *Shkruani tekstin këtu*

3-Për ta bërë italic, përdorni vizat: _Shkruani tekstin këtu_
4-Për ta bërë shkrimin me vizë në mes, përdorni këto shenja: ~Shkruani tekstin këtu~.