Mbi 60 për qind e popullsisë së botës është aktive në rrjetet sociale

180

Gati pesë miliardë njerëz, ose pak më shumë se 60% e popullsisë së botës, janë aktivë në mediat sociale.

Një rritje prej 3.7% krahasuar me vitin e kaluar. Këto janë shifrat që përmban një studim i kompanisë Kepios, i cili shpjegon sesi numri i përdoruesve të platformave sociale po i afrohet 5.19 miliardë të popullsisë së botës që përdor interneti, e barabartë me 64.5% të tij.

Sipas hulumtimeve, ka dallime të mëdha midis rajoneve. Vetëm 1 në 11 njerëz në Afrikën Lindore dhe Qendrore përdorin mediat sociale. Në Indi, tani kombi më i populluar në botë, shifra është 1 në 3. 

Është rritur edhe koha e shpenzuar në rrjetet sociale, nga dy minuta në 2 orë e 26 minuta në ditë. Përsëri ka pabarazi të mëdha, ku brazilianët shpenzojnë mesatarisht 3 orë e 49 minuta në ditë në mediat sociale, ndërsa japonezët më pak se një orë. Përdoruesi mesatar i mediave sociale është në shtatë platforma.

Meta zotëron tre nga aplikacionet e preferuara të përdoruesve, WhatsApp, Instagram dhe Facebook. Kina ka tre aplikacione WeChat, TikTok, dhe versionin e saj Douyin. Twitter, Messenger dhe Telegram plotësojnë platformat më të ndjekura.