“Stadiumi”, Veliaj inspekton punimet: synojme standarte te lart

123

Teksa inspektoi punimet në “ arenën kombëtare ” që pritet të jetë gati për ndeshjen Shqipëri – Francë më 17 nëntor, kryebashkiaku Erion Veliaj e cilësoi stadiumi, një tjetër “ bizhu ”për Tiranën.

“Pas sheshit “Skënderbej”, Bulevardit të Ri e Pazarit të Ri, një tjetër xhevahir i është shtuar kryeqytetit, stadiumi “Arena Kombëtare”, i cili do të shërbejë jo vetëm për ndeshjet e Kombëtares, por edhe si një qendër e re graviteti social për Tiranën me shumë shërbime dhe argëtim gjatë gjithë javës për qytetarët ”

Veliaj tha po ashtu se puna me standarde të larta si për stadiumin e kombëtares, do të vijojë edhe me Teatrin e ri Kombëtar dhe Kopshtin Botanik.

“Unë e di se çdo projekt ka kritikat e veta, ka debat, por ama tërmeti na tregoi se nuk e kishin problemin kullat. Kullat, në fakt, me këto strukturat moderne, rezistuan pa një ciflosje. Janë ndërtimet e vjetra ato që nuk durojnë, ato prej qerpiçi, në pjesën më të madhe të bëra pa leje, ato ka nevojë të ndryshojë Shqipëria. Pavarësisht se ishim që nga dita e parë kritikë, ose përqafues të këtij projekti, të gjithë në unison mund të themi një bravo. Na duhet të kapim ritmin e Tiranës për shumë projekte të tjera që na presin, duke filluar nga Teatri Kombëtar, nga Kopshti Botanik e shumë ndryshime”