Gjashtë vite në kampin Al-Hol, kthehen në atdhe 4 fëmijët dhe nëna shqiptare, Rama: Kemi identifikuar të tjerët, procesi është i ndërlikuar

217

Kanë mbërritur në atdhe katër fëmijë dhe një grua që prej 6 vitesh ndodheshin në Siri.

Falë operacionit të Gjysmëhënës Siriane fëmijët dhe gruaja shqiptare u evakuuan nga kampi Al-Hol ku ndodhen qindra-mijëra të strehuar pas rënies së Shtetit Islamik.

Nga kampi u nxor Floresha Rasha me fëmijët e saj Amar, Emel e Hatixhe dhe Endri Dumani.

Në Shqipëri, përmes Rinasit, fëmijët i ka shoqëruar nga Libani kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe këshilltari Endri Fuga.

“Është një arsye e pazakonshme. Më vjen shumë mirë që kemi mbyllur fazën e parë të një operacioni të ngatërruar. Fatmirësisht të suksesshëm, ajo që është më e rëndësishme, tani kemi bazën për të vazhduar me fazën e dytë, fëmijët e tjerë janë identifikuar. Besoj se më herët se vonë do të kthejmë edhe pjesën tjetër në Shqipëri”, deklaroi kryeministri Rama porsa zbriti nga avioni i “Air Albania”.