Prekëse, nëna në Turqi mbulon me trup fëmijën gjatë tërmetit

270

Qytetarë të ndryshëm, kanë publikuar pamje të dhimbshme në mediat sociale, pas tërmetit që tronditi Greqinë dhe Turqinë mesditën e sotme.

Ndërkohë, në një video të shpërndarë ne Instagram, shfaqen momente prekëse të një nëne që mundohet të mbulojë me trupin e saj fëmijën ndërsa banesa dridhet nga lëkundjet.

Pas disa sekondash, intensiteti i lëkundjeve ulet dhe ajo arrin që ta marrë fëmijën dhe të dalë jashtë.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet, deri më tani, si pasojë e tërmetit me epiqendër në veri të Samosit, tetë persona kanë mbetur të vdekur ndërsa qindra të tjerë janë plagosur.