Dje e admirova, sot e dua, nesër shpresoj ti shërbej Shqipërisë.

369

Le Petit Parisien ka botuar, të dielën e 6 shkurtit 1938, në faqen nr 3, një shkrim në lidhje me mbretëreshën Geraldinë dhe pështypjen e saj për Shqipërinë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut Dars Klos, Mat Albania, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Mbrëmje e shkëlqyer në Tiranë në nder të fejuarës së mbretit Zog. Londër, 5 shkurt

Një mesazh i Reuter nga Tirana njofton se mbrëmë u mbajt një darkë e shkëlqyer në Pallatin Mbretëror në nder të konteshës Geraldinë Apponyi, të fejuarës së mbretit Zog. Të gjithë anëtarët e familjeve më të vjetra shqiptare, që ishin ftuar në këtë pritje, u prezantuan me mbretëreshën e ardhshme.

E intervistuar sot mbi përshtypjet e saj, kontesha Geraldinë tha, Dje e admirova Shqipërinë sot e dua atë, nesër shpresoj që ti shërbej asaj.