Kthesa e befasishme e motit, mësoni se çfarë ju pret 4 ditët e ardhshme

135

Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e martë parashikohet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në mesditë, të cilat në ekstremin verior do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Të mërkuren, të enjten dhe të premten moti parashikohet i kthjellët e vranësirat të pakta kalimtare përgjatë maleve.

Përsa i përket fushës termike, temperaturat pritet të pësojnë rritje graduale në të dyja vlerat duke filluar nga dita e mërkurë.

Era do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek.