Çfarë po ndodh? Paralizohet krejtësisht Vlora, banorët në panik

502

Prej mbrëmjes së djeshme vendi është përfshirë nga moti i keq. Gjatë natës më problematike situata është paraqitur në qytetin e Vlorës.

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në qytet si edhe disa fshatra. Në zonën e  Orikumit si dhe në disa fshatra të tjerë ka ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të shkëputjeve të linjave.

Ndërkohë si pasojë e erës së disa pemë në shëtitoren Lungomare janë dëmtuar dhe kanë qenë punonjësit e shërbimeve publike që janë aktivizuar për t’i larguar.