Alfred Marku: Ushqimi jo detyrimisht i frikshëm për rritjen e obezitetit
A është ushqimi i frikshëm duke menduar se mund të shkaktojëobezitet? Ka vetëm një mënyrë që kjo të ndodhë. Përdorimi i ushqimeve të shpejta, të pakontrolluara dhe ushqyerja jo në mënyrë konstante. Për këtë duhet që të jemi të kujdesshëm që të marrim ushqime të shëndetshme, të ushqehemi në oraret e duhura dhe të konsumojmë gjërat e duhura dhe për më tepër ato sezonale. Kjo është receta që prezanton chef Alfred Marku në lidhje me shqetësimin e rritjes së obezitetit dhe kjo po ndodh edhe në vendin tonë.
Sipas tij, për shkak të frikës nga obeziteti, flitet se është e nevojshme të konsumohet më pak, por kjo nuk qëndron. Duke mos marrë sasitë e nevojshme të kalorive dhe sasisë së duhur të ushqimit, rrezikojmë të krijojmë probleme të tjera anësore. Mënyra më e mirë është që të mirë ushqehesh duke përdorur produkte natyrale dhe së më pak ato industriale. Ushqimi i shpejtë në mënyrë të vazhdueshme është rreziku më i madh ndaj të cilit duhet treguar kujdes.
Përdorimi i restoranteve më ushqim të prekshëm, ku produktet përpunohen në mënyrë që të japin kaloritë e duhura, aciditetin e nevojshëm dhe kurbën e shijes nuk janë aspak shqetësim për rritjen e obezitetit, por janë krejt e kundërta. Në kuzhina të tilla tregohet gjithmonë kujdes për ti dhënë klientit ushqim të shëndetshëm, që tretet lehtësisht dhe që nuk ndikon tek shtimi i obezitetit.
Për chef Alfred Markun, frekuentuesit e restoranteve duhet të informohen nëse ushqimet që do të marrin në një restorant janë përpunuar për të eleminuar tepricat e kalorive, të kenë acididetin e duhur që do të ndikojë për tretjen e ushqimit, të jenë sa më shumë natyrale dhe të marrin sasinë e nevojshme të ushqimit në vakte konstante. Ushqimi mund të jetë vrasës i obezitetit, por duhet më shumë kujdes ndaj mënyrës së të ushqyerit.