Aksident i rëndë/ Dy mjete përplasen me njëra tjetrën, 4 persona të plagosur

548

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë tek stacioni i trenit në Elbasan.
Burime për Fax News bëjnë me dije se dy automjete tip “Ford” dhe “BMV” janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa katër persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas njoftimit të policisë nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve I.D dhe A.K. si dhe dy pasagjerë.

Ndërkohë, personat janë transportuar për në Spitalin e Elbasanit ku dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në unazën e qytetit Elbasan, pranë stacionit të trenit, mjeti tip ” BMV” me drejtues shtetasin I.D., është përplasur me mjetin tip ” Ford” me drejtues shtetasin A.K,

Si pasojë e aksident janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.