Infarkt në timon, 30 vjeçari vdes pas përplasjes me pemën

1190

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 18:00 të kësaj të mërkure tek drejtoria e policisë në Tiranë.

30 vjecari me iniciale S.V humbi kontrollin e makinës dhe për pasojë mjeti u përplas fort me një peme.

Përplasja ishte fatale për shoferin e makinës që humbi jetën.

Ndonëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar besohet se drejtuesi I makinës ka pësuar një sulm në zemer, cka ka bërë që të humbasë kontrollin.

Nje gje e tille u be e ditur edhe nga njoftimi parakrak i policise.