Masakër në Paskuqan. Ish-dhëndri zbraz karikatoren e kallashnikovit ndaj familjarëve të ish-gruas. Dyshohet për 2 viktima dhe 3 të plagosur

113

ish-dhëndri qëlloi me breshëri kallashnikovi mbi familjen e ish- gruas së tij.

Ata banonin te zona e njohur si “Kthesa e Kamzës”.

Paraprakisht dyshohet për 2 të vrarë dhe 3 të plagosur. Autori është rreth 35-vjeçari nga Kukësi që pas ngjarjes ia ka mundur të largohet. Mësohet se një nga viktimat është vjehrri i autorit, ndërsa tjetra është një grua, trupat e të cilëve janë dërguar në Spitalin e Traumës.