Përgjaken rrugët e shqipërisë / 4 të plagosur nga përplasja e disa mjeteve

220

Tre automjete u përfshinë në një aksident rrugor herët në mëngjes në Lezhë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 5 në zonën e Balldrenit ndërkohë që të lënduar mbetën 4 persona.

Fillimisht ata u dërguan në spitalin rajonal por më pas për të marrë një mjekim më të specializuar u nisën me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë.

Dy prej automjeteve të përfshira në aksident rezultojnë me targa të huaja.

Ekspertët e policisë rrugore që mbërritën në vendngjarje nisën hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë nga i cili fatmirësisht nuk pati viktima.