Gjergj Leka i pikëlluar: Nuk të dhashë dot puthjen e fundit.

255

Kantautori i njohur Gjergj Leka reaguar për humbjen e nënës së tij Rozmari Jorganxhi. Në një reagim në rrjete sociale Leka i kërkon ti bëjë hallall fajet ndërsa duket i prekur që nuk ia doli ti japë puthjen e fundit.

Më ike e nuk të dhashë puthjen e fundit. Mezi po prisje të bashkoheshe me babin dhe pikërisht sot në ditëlindjen e tij u ngjite lart. Mi bëj hallall të gjitha fajet, shkroi kantautori.

Dirigjentja e parë shqiptare Rozmari Jorganxhi ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare dhe prej vitesh jetonte në Trieste të Italisë.