Rezart Veleshnja flet për marrëdhënien me Luana Vjollcën dhe sherrin e shumë përfolur.

262

Aktori shumë i dashur për publikun Rezart Veleshnja i ka munguar programit Shiko kush luan në puntatat e fundit e kjo nxiti thashethemet se ai është larguar. Madje u tha se Rezarti është larguar pas një sherri me Luanën. Këto lajme i ka mohuar vetë Rezarti dhe sot i ftuar në Wake up tregoi se jo vetëm që nuk është larguar por me Luanën vazhdon të gëzojë një marrëdhënie shumë të mirë.

Kam qenë shumë i zënë me Portokalli dhe kam pasur dhe disa punë të miat private dhe
për këtë gjë kishte një zëvendësim por kjo nuk do të thotë që unë ika se nuk kishte asnjë deklaratë nga ana ime, tha Rezarti.

Isli gjatë bisedës e pyeti dhe për fotot e fshira të emisionit të parë dhe Rezarti tregoi. Ai emision ka pasur probleme në regjistrim. Një njeri që zihet nuk vazhdon më punë në Top Channel nuk ka njerëz që zihen shumë rrallë ndodh se sigurisht që ka konflikte dhe ti nuk mund të bësh çfarë të duash.

Institucioni ka dhe drejtim se Top Channel nuk është han me dy porta. Luana është punëtore e kuptueshme solidare dhe nuk krijon problem, përfundoi aktori.