Lëkundje tërmeti në shqipëri, ja epiqendra.

93

Një lëkundje tërmeti është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në vendin tonë.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit raporton se tërmeti ishte me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter në Korçë.

Lëkundja ishte me epiqendër 94 km në juglindje të Elbasanit dhe 19 km në jug të Korçës.

Nuk raportohet për dëme ndërkohë.